OKB: Mbi 50 mijë refugjatë sirianë janë kthyer në vend për tre javë

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi tha se ka tejkaluar 50 mijë numri i refugjatëve që janë kthyer në Siri nga vendet fqinje në tre javët e fundit, transmeton Anadolu.

Grandi në një postim në X lidhur me kthimet e refugjatëve sirianë në vendin e tyre pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit tha se numri i refugjatëve sirianë që kthehen në shtëpitë e tyre nga vendet fqinje po rritet dalëngadalë.

“Mbi 50 mijë persona janë kthyer në vendin e tyre në tre javët e fundit. Kushtet fizike në Siri vazhdojnë të jenë të rënda. Duhet të dërgohen më shumë ndihma humanitare për ata që kthehen dhe për të gjithë ata që kanë nevojë”, tha Grandi.