Dhjetëra miliona njerëz në dhjetëra vende përballen me uri akute, kryesisht për shkak të konflikteve, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
“Pa veprime të menjëhershme, miliona njerëz do të arrijnë në prag të urisë ekstreme dhe vdekjes”, tha ai në një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Guterres tha se mbi 30 milionë njerëz në dhjetëra vende janë “vetëm një hap larg” urisë. Derisa konfliktet nxisin pjesën më të madhe të urisë, “ndryshimet klimatike dhe pandemia COVID-19 po u shtojnë karburant flakëve”, tha ai.
Guterres gjithashtu ftoi njerëzit të vijnë përpara dhe të ndihmojnë duke dhuruar dhe me punë vullnetare.