Përfaqësuesi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) në Siri, Gonzalo Vargas Llosa tha se më shumë se 125 mijë refugjatë janë kthyer në vendin e tyre pas rënies së regjimit të Bashar al-Asadit në Siri më 8 dhjetor 2024, transmeton Anadolu.
Llosa ka shpërndarë një postim në X në lidhje me refugjatët sirianë që po kthehen në vendin e tyre.
“Më shumë se 125 mijë refugjatë janë kthyer në Siri që nga rënia e Asadit më 8 dhjetor 2024. Sirianët u kthyen në vendin e tyre me shpresë pasi kaluan vite në mërgim”, tha Llosa.
Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të procesit lidhur me nevojën e rindërtimit të Sirisë, që është në axhendën e komunitetit ndërkombëtar.