Mbështetja publike në të gjithë Europën për popullin ukrainas që janë larguar nga lufta mund të tregojë një ndryshim në qëndrimet ndaj refugjatëve, sipas UNHCR, sipas skynews.
Që nga fillimi i pushtimit të Rusisë, më shumë se 6.5 milionë njerëz janë larguar nga vendi, shumë prej të cilëve janë strehuar në shtëpi private apo hotele, si dhe në banesa të sponsorizuara nga qeveria.
Gillian Triggs, ndihmës komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët për mbrojtjen tha: “Ne po e shohim këtë dhembshuri globalisht për situatën në Ukrainë, sepse po kjo që po ndodh është e tmerrshme. Ne kemi filluar të shohim barrën që po kalon tek qeveritë lokale dhe kombëtare.”
Një sondazh nga anketuesi Ipsos nxorri në pah gjithashtu se bota është bërë më e dhembshur ndaj refugjatëve. Rreth 78% e njerëzve në 28 vende besojnë se ata që i shpëtojnë konfliktit ose persekutimit duhet të strehohen në një vend tjetër, nga 70% në një sondazh të vitit 2021.
Një pjesë gjithashtu beson se kufijtë duhet të jenë plotësisht të mbyllur për refugjatët, me 36% që ranë dakord në sondazhin e së premtes, kundrejt 50% një vit më parë, pjesërisht duke reflektuar shqetësimet në rënie në lidhje me pandeminë e koronavirusit. /abcnews