Agjencia e OKB-së për Refugjatët tha të premten se kundërshton fuqishëm përpjekjet të cilat i paralajmëroi Danimarka që kërkojnë të eksternalizojnë ose transferojnë burimet e azilit dhe mbrojtjen ndërkombëtare ndaj vendeve të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi shkroi në Twitter: “Ligji Danez për të Huajt: UNHCR kundërshton fuqimisht përpjekjet që kërkojnë të eksternalizojnë azilin dhe detyrimet e mbrojtjes ndërkombëtare ndaj vendeve të tjera”.
“Përpjekje të tilla për të shmangur përgjegjësinë janë në kundërshtim me dokumentin dhe frymën e Konventës së Refugjatëve të vitit 1951”.
Zëdhënësi i UNHCR-së, Babar Baloch tha se Parlamenti danez miratoi ndryshimet në Aktin Danez për të Huajt. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nëse Danimarka siguron një marrëveshje zyrtare me një vend të tretë.
“Kjo mund të shkaktojë transferimin me forcë të azilkërkuesve dhe heqjen dorë nga përgjegjësia e Danimarkës për procesin e azilit dhe për mbrojtjen e refugjatëve të pambrojtur”, tha ai.
“UNHCR-ja do të vazhdojë të angazhohet në diskutime me Danimarkën, e cila mbetet partner i vlefshëm dhe i vjetër i UNHCR-së, ashtu që të gjejë mënyra praktike që sigurojnë besimin e popullit danez dhe mbështesin angazhimet ndërkombëtare të Danimarkës”, tha Baloch.
Ai tha se veprimet e Danimarkës mund të rezultojnë në “transferimin me forcë” të azilkërkuesve dhe zbatimin e përgjegjësisë së Danimarkës për procesin e azilit.
Agjencia e OKB-së tha se tashmë gati 90 për qind e refugjatëve në botë jetojnë në vendet në zhvillim ose në vendet më pak të zhvilluara që, megjithë burimet e tyre të kufizuara, rriten dhe përmbushin detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore ndërkombëtare.
“Ne vazhdimisht e kemi përsëritur se jemi jashtëzakonisht të shqetësuar që planet për eksternalizimin e procesimit të azilit dhe mbrojtjen e refugjatëve në një vend të tretë, të tilla si ato që po ndiqen nga Danimarka dhe të tjerët, rrezikojnë seriozisht të vënë në lëvizje një proces të erozionit gradual të sistemit ndërkombëtar të mbrojtjes”, tha Agjencia e OKB-së për Refugjatët. /aa