Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB kujtohet për Rohingyat, por ato janë vetëm fjalë

OKB kujtohet për Rohingyat, por ato janë vetëm fjalë

Refugjatët Rohingya ende nuk lejohen të kthehen në Mianmar, tha komisari i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Filippo Grandi tha se kushtet në Mianmar nuk janë ende të favorshme që 668,000 refugjat Rohingya të kthehen në shtëpi.

Refugjatët u arratisën në Bangladeshin fqinj pasi autoritetet e Myanmarit filluan një goditje të dhunshme në shtetin Rakhine në gushtin e kaluar.

“Shkaqet e largimit të tyre nuk janë adresuar dhe ende nuk shohim adresim të problemeve dhe mohimit të të drejtave të tyre”

Grandi gjithashtu tha se zyra e UNHCR-së nuk ka qasje në Rakhine, ku qindra fshatra janë djegur nga ushtria e Mianmarit.

“Qasja humanitare, siç keni dëgjuar, mbetet jashtëzakonisht e kufizuar. UNHCR-ja nuk ka pasur qasje në zonat e prekura në pjesën veriore të shtetit Rakhine, përtej qytetit të Maungdau, që nga gushti i vitit 2017 dhe qasja jonë në Rakhine është shkurtuar gjithashtu” tha.

“Prania dhe qasja e UNHCR-it në të gjithë shtetin janë kusht për të monitoruar kushtet e mbrojtjes, për të siguruar informacion të pavarur për refugjatët dhe për të shoqëruar kthimet kur dhe kur ato zhvillohen”.

Grandi vlerësoi përpjekjet e bëra nga qeveria dhe populli i Bangladeshit për të strehuar refugjatët Rohingya, por paralajmëroi se duhen përmirësuar kushtet për qindra mijëra refugjatë sidomos pas sezonit të shirave që është kulminant në muajin mars.

Pasi Grandi i dha rekomandimet e tij Këshillit të Sigurimit, Nikki Haley, ambasadorja e SHBA në OKB, komentoi se OKB deri tani dështoi në reagimin e saj ndaj krizës në Mianmar.

Haley, nga ana e saj, kritikoi lideren e Myanmar dhe laureatin Nobel për Paqen Aung San Suu Kyi për dështimin në ndalimin e dhunës kundër Rohingya.

“Ky këshill duhet të konsideroj ushtrinë si përgjegjëse për veprimet e saj dhe ti bëj presionin Aung San Suu Kyi që të pranojë aktet e tmerrshme që po ndodhin në vendin e saj,” tha Haley.

Gati 690,000 qytetar Rohingya kanë ikur nga shteti Rakhine dhe kanë kaluar në jug të Bangladeshit që nga gushti, kurkur edhe nisi gjenocidi kundër tyre.

Qeveria e Myanmar ka mohuar akuzat. Muajin e kaluar, Bangladeshi njoftoi se do të vononte riatdhesimin e qindra mijëra Rohingya-ve të zhvendosur, mes frikës për sigurinë e tyre. /MESAZHI/

Exit mobile version