Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB: Kolera po nxitet nga palët ndërluftuese në Jemen

OKB: Kolera po nxitet nga palët ndërluftuese në Jemen

Kombet e Bashkuara dënuan të gjitha palët në luftën civile të Jemenit që po “ushqejnë” epideminë e kolerës, raportoi Reuters.

Rastet e kolerës kanë arritur 320,000, ndërsa janë shënuar 1,742 vdekje. Infeksioni shkakton diarre të pakontrollueshme, të vjella dhe dhimbje të muskujve.

Shefi i ndihmës pranë OKB-së Stephen O’Brien raportoi se numri i njerëzve që ishin të prekur nga sëmundja tejkalon kapacitetet mjekësore.

Përveç shpërthimit të kolerës, të paktën 3 milion fëmijë në Jemen po vuajnë nga kequshqyerja, si rezultat i konfliktit të tanishëm.  /MESAZHI/

 

Exit mobile version