Raportuesja speciale e OKB-së për dhunën ndaj grave dhe vajzave, Reem Alsalem tha se janë të shqetësuar për rritjen e rasteve të përdhunimeve kundër grave palestineze në të cilat janë përfshirë ushtarët izraelitë, transmeton Anadolu.
Në një postim nga platforma e saj e medias sociale X, Alsalem vuri në dukje se me kolegët e tjerë kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me ngjarjet e përdhunimeve të forcave izraelite në muajin shkurt dhe se është “e neveritshme” që këto vazhdojnë të rriten.
“Ne nuk kemi as nevojë që të theksojmë se kjo është vetëm një nga format e ndryshme të dhunës me të cilat përballen gratë palestineze sepse ato janë palestineze dhe gra”, deklaroi Alsalem.
“Përdhunimet dhe llojet e tjera të dhunës seksuale mund të konsiderohen si krime lufte, krime kundër njerëzimit apo sjellje që mund të përbëjnë gjenocid”, tha Alsalem e cila bëri thirrje për ndalimin e këtyre akteve.