GAZA (AA) – Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA), njoftoi të martën se ka paguar kompensim financiar për 189 familje në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
“Shuma e kompensimit është 2.2 milionë dollarë dhe e njëjta është shpërndarë në 189 familje palestineze për rindërtimin e shtëpive të tyre, të cilat u shkatërruan tërësisht gjatë luftës së vitit 2014”, deklaroi përmes një komunikate zëdhënësi i UNRWA, Adnan Abu Hasna.
“Totali i familjeve (nga viti 2014 e këtej) që kanë pranuar pagesat nga UNRWA për rindërtim të shtëpive të tyre është 1.288” tha ai, për të shtuar se 201 familje kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre të ndërtuara plotësisht.
Në vitin 2014 Izraeli nisi një fushatë ushtarake mbi Rripin e Gazës, gjatë së cilës vrau mbi 2.000 palestinezë dhe plagosi mbi 11.000 të tjerë, flasin të dhënat e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Statistikat zyrtare thonë se rreth 28.366 shtëpi u dëmtuan gjatë kësaj lufte.