OKB-ja njofton “planifikimin intensiv” për armëpushimin e mundshëm në Gaza

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë raportuar se sekretari i përgjithshëm i organizatës, Antonio Guterres, po “monitoron nga afër” zhvillimet në bisedimet e armëpushimit në Gaza dhe se “planifikimi intensiv” po përgatitet për të rritur ndihmën humanitare nëse arrihet një marrëveshje, transmeton Anadolu.

I pyetur nëse shefi i OKB-së mori një informim mbi bisedimet e armëpushimit në Gaza, zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, gjatë një konference për media tha se Guterres informohet vazhdimisht nga ekipi i tij mbi negociatat e armëpushimit në Gaza dhe se ai po ndjek nga afër zhvillimet.

Hetuesit lëvizin për të arrestuar për ligjin ushtarak presidentin e akuzuar të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, në përpjekjen e tyre të dytë që nga 3 janari

“Sistemi i OKB-së në tërësi është në planifikim dhe përgatitje intensive për kohën kur një armëpushim hyn në lojë dhe si mund të rrisim ndihmën”, tha Dujarric.

Ai pranoi sfidat aktuale të sigurisë në Gaza, duke theksuar se “jemi shumë të vetëdijshëm për sfidat e sigurisë që do të vazhdojnë në ndërkohë dhe pas shpallje së një armëpushimi”.

Zëdhënësi i OKB-së shtoi se sfidat si hapja e pikave të reja të kalimit, kushtet e sigurisë, mjetet e pashpërthyera dhe siguria e personelit të OKB-së pritet të vazhdojnë dhe po merren parasysh.

Më herët, Katari njfotoi se negociatat për armëpushimin në Gaza janë në “fazat përfundimtare” dhe se një marrëveshje është “afër”.

“Një projekt-marrëveshje i është dorëzuar Hamasit dhe Izraelit dhe janë adresuar pengesat kryesore për çështjet kryesore të diskutueshme midis dy palëvE”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Katarit, Majed al-Ansari, në një konferencë për media në Doha.

Lidhur me pjesën veriore të Gazës, Dujarric tha se Izraeli vazhdon të mohojë përpjekjet për të ofruar “ndihmë jetike”.

“Sot, dy përpjekje për të arritur spitalet në provincën veriore të Gazës u mohuan”, tha Dujarric, duke shtuar se përpjekjet e OKB-së synonin të ofrojnë ndihmë për dy spitale në Gazën veriore dhe të evakuonin pacientët.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, Izraeli vazhdon luftën kundër Gazës, ku ka vrarë të paktën 46.600 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit tË OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Në muajin nëntor, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallat, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.