Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB-ja kërkon mbrojtjen e vendeve kulturore pas su’lmeve iz’raelite në Baalbek të...

OKB-ja kërkon mbrojtjen e vendeve kulturore pas su’lmeve iz’raelite në Baalbek të Libanit

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë kërkuar mbrojtjen e vendeve të trashëgimisë kulturore pas raportimeve të sulmeve ajrore izraelite në Baalbek në Libanin lindor, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se OKB-ja nuk dëshiron të shohë “ndonjë dëm, prirje ndaj njerëzve dhe gjithashtu ndaj trashëgimisë kulturore”.

“Mendoj se një nga gjërat që kemi parë në konflikte viteve të fundit është shkatërrimi i trashëgimisë kulturore që nuk mund të zëvendësohet kurrë”, tha Dujarric.

Komentet e tij erdhën në përgjigje ndaj një pyetjeje mbi situatën në Liban pas një vale të re të sulmeve ajrore izraelite pranë qytetit Baalbek, ku thuhet se u vranë të paktën 30 njerëz.

Si një qendër e rëndësishme urbane në Luginën Bekaa, qyteti Baalbek është i famshëm për rrënojat e larta romake. Ështën jë vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe shtëpia e mbi 100 mijë banorëve.

Sulmet e mëparshme ajrore izraelite në Douris kanë shkatërruar vende antike.

Izraeli ka zhvilluar një fushatë masive ajrore në Liban që nga shtatori kundër atyre që pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, një përshkallëzim pas një viti të plotë lufte ndërkufitare midis Izraelit dhe grupit libanez.

Sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, më shumë se 2.700 njerëz janë vrarë dhe rreth 12.500 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që nga tetori i vitit 2023 në Liban.

Izraeli e zgjeroi konfliktin duke nisur një pushtim tokësor të Libanit jugor më 1 tetor.

Exit mobile version