OKB-ja sot ka dërguar 23 kamionë me ndihma humanitare në provincën veriperëndimore Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kamionët me ndihma kaluan në territorin sirian përmes portës kufitare Cilvegözü në provincën Hatay të Turqisë jugore.
Ndihma do të shpërndahet midis sirianëve në nevojë në provincë dhe zonat rurale.
Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Bashar Al-Asadit shtypi protestuesit pro-demokracisë.
Qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur, sipas vlerësimeve të OKB-së./aa