Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet u bëri thirrje shteteve të ndërmarrin veprime për popullin e Afganistanit, duke paralajmëruar se raportet për krimet e luftës dhe shkeljet kundër njerëzimit vazhdojnë të dalin në shesh.
“Dështimi për të ndaluar dhunën në rritje, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe abuzime të tjera kanë pasoja për banorët e Afganistanit,” deklaroi Bachelet.
Ajo tha se e dinin që betejat urbane kishin rezultuar në vdekjen e shumë civilëve dhe se vetëm në Lashkargah, Kandahar, Herat dhe Kunduz në Afganistan janë vrarë të paktën 183 civilë dhe 1.181 janë plagosur që nga 9 korriku, përfshirë fëmijë.
Pasi u bërë thirrje palëve në konflikt të parandalojnë gjakderdhjen e mëtejshme dhe të ndalojnë luftimet, Bachelet ftoi të gjitha shteteve të përdorin ndikimin e tyre në mënyrë bilaterale dhe multilaterale për t’i dhënë fund armiqësive në vend.
Duke iu referuar bisedimeve të paqes në Doha të Katarit, Bachelet kujtoi se bashkësia ndërkombëtare ka për detyrë të përdorë çdo avantazh që mundet për të zvogëluar tensionet në Afganistan, për t’i dhënë fund konfliktit dhe ringjallur procesin e paqes.
Bachelet tha se ata tashmë kanë marrë raporte për vrasje arbitrare, sulme ndaj zyrtarëve të mëparshëm dhe aktualë të qeverisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre dhe të përdorimit dhe shkatërrimit të shtëpive, shkollave dhe klinikave si baza ushtarake në zonat e kapura tashmë nga talebanët dhe ku luftimet vazhdojnë.
OKB-ja ka marrë gjithashtu raporte për ekzekutimin e anëtarëve jashtë luftës të forcave afgane të sigurisë, të cilët u dorëzuan pasi morën letra nga talibanët që garantonin sigurinë e tyre, tha Bachelet, duke theksuar se “kjo situatë jashtëzakonisht shqetësuese” është një shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. /trt