Izraeli ka bllokuar shumë më tepër autokolona që transportojnë ndihma ushqimore brenda Gazës, sesa autokolonat që transportojnë lloje të tjera ndihme, tha OKB në një deklaratë.
Një zëdhënës i agjencisë humanitare të OKB-së vuri në dukje statistikat e muajit mars tregojnë se ishte shumë më e vështirë për të marrë leje për dërgimin e ndihmave ushqimore sesa ndihmat e tjera në enklavën e rrethuar.
Megjithatë, problemi kryesor është marrja e autorizimit dhe garancive se shpërndarja e ndihmës mund të vazhdojë pa pengesa.
Izraeli po përballet me një presion ndërkombëtar në rritje për të lejuar kalimin e më shumë ndihmave në Gaza, e cila po përballet me një katastrofë humanitare në rritje.
Izraeli tha se problemi kryesor është shpërndarja e ndihmës së OKB-së brenda Gazës. /abcnews