Kombet e Bashkuara (OKB) ka njoftuar se numri i civilëve që u strehuan në vendet evropiane për shkak të luftës në Ukrainë po i afrohet 5 milionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin në faqen e internetit të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët u ndanë shifra të përditësuara për civilët që u larguan nga vendi që nga 24 shkurti, kur filloi lufta në Ukrainë.
Numri i azilkërkuesve ukrainas të pranuar në 44 vende evropiane që nga 7 qershori ka arritur në 4.8 milionë. Thuhet se 3.2 milionë prej këtyre refugjatëve u është dhënë mbrojtje e përkohshme.
Po ashtu 2.3 milionë njerëz janë kthyer në Ukrainë që nga fillimi i luftës.
Në Poloni ndodhen 1.1 milionë refugjatë ukrainasë, 780 mijë janë në Gjermani, 366 mijë në Çeki, 125 mijë në Itali, 118 mijë në Spanjë dhe 85 mijë në Turqi. /aa