OKB e konfirmon: Regjimi sirian ka përdorur armë kimike

Është qartësuar se sulmi me armë kimike më 4 prill në Siri, ku humbën jetën mbi 100 persona, është kryer nga ana e regjimit.

Misioni i përbashkët hetimor i Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (JIM), i cili hetonte përdorimin e armëve kimike në Siri, deklaroi se sulmi me armë kimike, i ndërmarrë më 4 prill 2017 ndaj Han Shejhunit të Idlibit, është kryer nga ana e regjimit sirian.

Raporti i misionit hetimor JIM mbi sulmin me armë kimike të ndërmarrë në Han Shejhun iu dorëzua Këshilli të Sigurimit të OKB-së.

Përgjegjës për sulmin me armë kimike, ku humbën jetën rreth 100 persona, misioni hetimor e mbanë regjimin sirian.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në raportin e tij deklaroi se pas hetimeve të zhvilluara janë bindur se “regjimi sirian në sulmin e ndërmarr ndaj Han Shejhun ka përdorur gazin sarin”.

Përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadorja Nikki Haley pas publikimit të raportit në fjalë tha se përdorimi i armëve kimike nga ana e regjimit të Esadit është një fakt i njohur për një kohë të gjatë dhe se kjo është vërtetuar edhe njëherë me hetime të pavarura, ndërsa shtoi se “disa vende ende përpiqet ta mbrojnë regjimin”.

Edhe drejtori i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut. Louis Charbonneau rikujtoi se përdorimi i armëve kimike nga ana e regjimit në Siri është vërtetuar nga ana e misionit të OKB-së 4 herë më parë, ndërsa pyeti Rusinë se “A do të kërkoni llogari për këtë?”.

Misioni i OKB-së i formuar në vitin 2015 me qëllim të zbulimit të palëve, të cilat përdorin armë kimike në Siri (JIM), me kërkesë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka zhvilluar hetimet e sulmeve me armë kimike me çrast ka zbuluar se regjimi sirian 3 herë ka përdorur armë kimike në sulmet e mëhershme, ndërsa organizata terroriste DAESH ka përdorur njëherë.