Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB dërgon mbi 100 maune me ndihma në Idlib

OKB dërgon mbi 100 maune me ndihma në Idlib

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dërguar mbi një qind maune me ndihma humanitare në Idlib, provincë në veriperëndim të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një autokolonë prej 106 mauneve që transportonin ndihmë të OKB-së kaloi vendkalimin kufitar Cilvegoz, në komunën Reyhanli, në qytetin turk Hatay.

Ndihma do të shpërndahet për banorët e Idlibit dhe zonat rurale pranë.

Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit shtypi protestuesit pro-demokracisë.

Exit mobile version