Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB: Afganët të ndërpresin dhunën

OKB: Afganët të ndërpresin dhunën

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u kërkoi të gjithë afganëve të ndërpresin menjëherë dhunën, në një raport të dërguar në fundjavë në Këshillin e Sigurimit, në sfondin e frikës për një luftë të re civile në Afganistan.

“Kërkoj fundin e menjëhershëm të dhunës, respektimin e sigurisë dhe të drejtave të të gjithë afganëve dhe respektimin e detyrimeve ndërkombëtare të Afganistanit, duke përfshirë këtu çdo marrëveshje ndërkombëtare ku ai bën pjesë”, shkruan ai në këtë dokument të papublikuar ende.

”U bëj thirrje talebanëve dhe të gjitha palëve të tjera që të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar që nevojat humanitare të mund të plotësohen”, thekson ai gjithashtu në këtë dokument të realizuar me perspektivën e rinovimit të mandatit të misionit politik të OKB -së në Afganistan, që përfundon më 17 shtator. /atsh

Exit mobile version