Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB: 9.4 milionë njerëz në nevojë për ushqim në Etiopi

OKB: 9.4 milionë njerëz në nevojë për ushqim në Etiopi

Numri i njerëzve që kanë nevojë për ndihma ushqimore në Etiopi për shkak të konfliktit që përjetohet, u rrit në 9.4 milionë.

Në deklaratën e bërë nga Programi Botëror i Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP), thuhet se numri i njerëzve në nevojë për ndihmë është rritur për shkak të gjendjes së vazhdueshëm të konfliktit në shtetet Afar, Amhara dhe Tigray të Etiopisë.

Bëhet e ditur se rritja më e lartë u vu re në Amhara, ku 3.7 milionë njerëz presin ndihmë dhe u tha se më shumë se 80 për qind e atyre që kishin nevojë për ndihmë ishin prapa vijës së luftës.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se 9.4 milionë njerëz në Etiopinë Veriore presin ndihma dhe u theksua se u kuptua që 50 për qind e grave shtatzëna dhe që ushqejnë foshnjat me gji, të cilat u kaluan nga kontrollet shëndetësore në Tigray dhe Amhara ishin të kequshqyera.

Programi Botëror i Ushqimit të Kombeve të Bashkuara deri më tani ka dërguar ndihma për 3.2 milionë njerëz.

Qeveria etiopiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 2 nëntor për shkak të sulmeve të Frontit Popullor Çlirimtar Tigray dhe formoi task forcat mbrojtëse kundër sulmeve në Addis-Ababa.

Luftimet midis ushtrisë federale dhe Frontit Popullor Çlirimtar (TPLF) Tigray janë ndezur në vend që nga nëntori 2020, ndërsa bënë që të zhvendosen rreth 2.5 milionë njerëz nga veriu i vendit.

Kryeministri etiopian Abiy Ahmed kishte shkuar në front për të luftuar TPLF, duke ia dorëzuar kompetencat e tij tek zëvendësi i tij. /trt

Exit mobile version