OKB: 800 mijë muslimanë të Arakanit të strehuar në kampet e Bangladeshit

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se ka arritur në 800 mijë numri i muslimanëve të Arakanit që janë strehuar në kampet në Bangladesh pas ikjes nga dhuna në Mianmar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), Joel Millman, në një konferencë për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë, tha se ka arritur në 589 mijë numri i muslimanëve të Arakanit të cilët janë strehuar në Bangladesh duke ikur nga sulmet e ushtrisë së Mianmarit dhe budistëve fanatikë që nga shpërthimi i dhunës më 25 gusht dhe gjithsej në 800 mijë së bashku me refugjatët e ardhur më herët në kampin në Cox’s Bazar të Bangladeshit.

Ai theksoi se këto refugjatë po luftojnë për të mbijetuar në kushte të vështira.

UNICEF: 320 mijë fëmijë nga Arakani të strehuar në Bangladesh ndodhen nën kërcënim
Po ashtu, Millman njoftoi se shtatë mijë refugjatët të cilët ishin bllokuar në fshatin Anjuman Para në anën e kufirit të Bangladeshit ditën e djeshme, janë vendosën nga ushtria e Bangladeshit në kampet e përkohshme Ukhija dhe Teknaf, duke shtuar se janë duke i vazhduar ndihmat humanitare në rajon.

“Kriza më e madhe e refugjatëve”

Gjithashtu, edhe zëdhënësja e Komisionerit të Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), Duniya Aslam Khan, në konferencën për shtyp tha se janë duke u përballur “me krizën më të madhe të refugjatëve në vitet e fundit”.

Khan ka tërhequr vëmendjen se ende nuk u është lejuar hyrja në Arakan dhe se fluksi i refugjatëve vazhdon pa u ndalur.

Duke iu referuar konferencës ndërkombëtare për ndihmë që do të organizohet më 23 tetor në Gjenevë mbi Arakanin nga IOM, UNHCR dhe Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare nën përkujdesjen e Bashkimit Europian dhe Kuvajtit, zëdhënësja Khan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të japë mbështetje për këtë çështje.

Operacionet e nisura nga ushtria e Myanmarit pas sulmeve në postblloqet policore në Arakan vitin e kaluar dhe vdekja e nëntë policëve, shkaktuan që pakica muslimane të përballet me një valë të madhe dhune. Për shkak të operacioneve, qindra mijëra muslimanë të Arakanit u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre.

OKB njoftoi nevojën për një fond emergjence prej 434 milionë dollarësh për të përmbushur nevojat themelore njerëzore të muslimanëve të Arakanit.