Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka deklaruar se “70 për qind e Gazës” ndodhet aktualisht nën urdhra evakuimi të detyruar nga Izraeli ose në zona të shpallura si të ndaluara nga ushtria.
“Jam shumë i shqetësuar ndërsa ndihma vazhdon të bllokohet, me pasoja shkatërruese. Civilët duhet të respektohen dhe mbrohen në çdo kohë dhe t’u sigurohen kushtet minimale për të mbijetuar,” shkroi Guterres në rrjetin X.
Ai gjithashtu bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve izraelite që ndodhen në Gaza dhe për rivendosjen e një armëpushimi pa vonesë.
Që nga fillimi i marsit, dërgesat me ndihma humanitare janë bllokuar nga hyrja në Gaza, një vendim që Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka justifikuar si presion ndaj Hamasit për të pranuar një zgjatje të fazës së parë të marrëveshjes për armëpushim.