Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB: 36 sulmet e fundit izraelite në Gaza vranë vetëm gra dhe...

OKB: 36 sulmet e fundit izraelite në Gaza vranë vetëm gra dhe fëmijë

Ravina Shamdasani

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se hetuesit e saj kanë shqyrtuar 36 sulme të fundit ajrore të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës, dhe kanë zbuluar se viktimat e këtyre sulmeve ishin vetëm gra dhe fëmijë.

Zëdhënësja e Zyrës për të Drejtat e Njeriut në OKB, Ravina Shamdasani, tha se gjetjet janë tronditëse:
“Ajo që zbuluam ishte me të vërtetë shumë tronditëse,” u shpreh ajo gjatë një deklarate për media.

Hetimi i OKB-së vjen në një kohë kur konfliktet në Gaza po vazhdojnë me intensitet, duke ngritur shqetësime të mëdha për shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Exit mobile version