OJQ të ndryshme i kërkojnë Egjiptit të heqë dënimet me vdekje

Pesëdhjetë e katër organizata joqeveritare nxorrën të mërkurën një deklaratë të përbashkët duke i kërkuar Egjiptit të heqë dënimet me vdekje që erdhën pas grushtit ushtarak të vitit 2013.

OJQ-të turke dhe egjiptiane u bënë thirrje institucioneve publike dhe ndërkombëtare që janë pjesë e Egjiptit – duke përfshirë OKB-në, Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC) dhe Bashkimin Afrikan – për të ndaluar ekzekutimet.

“Është përgjegjësi e të gjithëve për të parandaluar ekzekutimin e dënimeve me vdekje të këtyre njerëzve, shumica e të cilëve janë të burgosur të rinj politik”, thuhet ne deklarate.

Ushtria egjiptiane rrëzoi Mohamed Morsin, presidentin e parë të zgjedhur me vota në vend, në një grusht shteti ushtarak të vitit 2013, pas një viti në pushtet.

Presidenti aktual i Egjiptit, Abdel-Fattah al-Sisi, erdhi në pushtet në vitin 2014, veprim i cili pasoi grushtin ushtarak.

Deklarata shtoi se shumica e te denuarve nuk ishin të përfshirë në dhunë dhe ishin aktivistë tv paqes, dijetarë apo gazetarë. Deklarata bëri thirrje gjithashtu për ndërprerjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Egjipt. /MESAZHI/