Ballina Lajmet Maqedoni Ohri përplot me turistë, kërkohen më shumë shtretër

Ohri përplot me turistë, kërkohen më shumë shtretër

Ohri kulmin e sezonit turistik veror po e pret me shumë mysafirë, si ata që verojnë këtu përmes aranzhimeve të tur-operatorëve turistik të huaj, ashtu edhe me mysafirë nga vendi që janë këtu për fundjavën e vazhduar festive.

Ky sezon kishte potencial që të jetë rekord sipas vizitueshmërisë, megjithatë mbetet të shihen të dhënat të cilat me siguri nuk do të jenë të atilla siç priteshin, më së shumti për shkak të ndryshimit të kushteve të motit dhe ditëve me shi të pazakonta për këtë periudhë të vitit.

Më të shumtë janë mysafirët që në mënyrë të organizuar verojnë këtu përmes aranzhimeve të disa tur-operatorëve të cilët tashmë rregullisht sjellin turistë nga vendet e Beneluksit, Polonia, Turqia, Izraeli, Estonia, ndërsa të shumtë janë edhe turistët që vijnë në Liqenin e Ohrit përmes turneve qarkore që realizohen me shtetet fqinje.

Exit mobile version