Ballina Lajmet Kosovë Oficeri i FSK-së diplomon në inxhinieri ushtarake në Missouri të SHBA-së

Oficeri i FSK-së diplomon në inxhinieri ushtarake në Missouri të SHBA-së

Kapiten Kemajl Haliti ka përfunduar me sukses “Kursin e karrierës së kapitenit inxhinierik” në Fort Leonard Wood, Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bën të ditur FSK-ja përmes një njoftimi.

Sipas tyre, trajnimi kishte për qëllim përgatitjen për oficerë inxhinierë të nivelit të mesëm me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të udhëhequr dhe menaxhuar në mënyrë efektive operacionet inxhinierike në nivel kompanie dhe regjimenti, duke i përgatitur ata për rolet e stafit dhe pozicionet komanduese, duke u fokusuar në parimet e avancuara inxhinierike, planifikimin taktik, vendimmarrje ushtarake, krijimi dhe zhvillimi i lidershipit brenda kontekstit të inxhinierëve luftarakë.

“Nga 75 oficerë, 16 prej tyre ishin oficerë nga vendet si: Arabia Saudite, Benini, Brazili, Indonezia, Kosova, Korea Jugore, Gjermania, Bregu i Fildishtë, Tunizia, Italia, Mbretëria e Hashimetit- Jordani, Kuvajti dhe Lituania, gjithsej 16 oficerë të huaj në mesin e 75 studentëve oficerë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version