Më shumë rreth çmimit të Office 2021 do të mësojmë në ditët në vijim.
Microsoft do të lançojë versionin e ardhshëm të Microsoft Office për konsumatorët komercialë ditën e sotme ndërsa për konsumatorët e zakonshëm Office 2021 mbërrin më 5 Tetor.
Microsoft Office Long Term Servicing Channel (LTSC) për Windows dhe Mac do të ofrohet për përdoruesit komercialë dhe shtetëror nga dita e sotme.
Office LTSC është dizajnuar për bizneset në industrië e rregulluara ku proceset he aplikacionet nuk ndryshojnë mbi baza mujore. Microsoft do të mbështetë Office LTSC për 5 vitet e ardhshme.
Ndërsa versioni konsumator Office 2021 ka të njëjtat të reja që sjell Office LTS si: Dark Mode, XLOOKUP, Line Focus dhe funksione të reja në Excel.
Gjithsesi gjiganti i softuerit rekomandon Microsoft 365 për bizneset dhe konsumatorët ku kompania ka më shumë se 300 milionë përdorues me pagesë. Më shumë rreth çmimit të Office 2021 do të mësojmë në ditët në vijim. /PCWorld Albanian