Ballina Lajmet Kosovë Ofendoi rënd diasporën, sulmohet fizikisht analisti Valon Syla

Ofendoi rënd diasporën, sulmohet fizikisht analisti Valon Syla

Gazetari dhe analisti kosovar, Valon Syla është sulmuar fizikisht në pikë të ditës në lagjen Pejton të Prishtinës.

Sulmin fizik e konfirmoi edhe vetë Syla, teksa tha se nuk ka lëndime trupore pavarësisht goditjeve të cilat i mori.Ndryshe lajmi.net ka arritur të sigurojë edhe videon e momentit kur Syla po goditej me grushte.

Syla ishte cak i shumë reagimeve gjatë ditëve të fundit pas deklaratës që bëri publikisht lidhur me diasporën.

“Është e vërtetë se jam sulmuar fizikisht. Isha duke pritur për të hyrë në bankë tek ‘Raiffaisen Bank’ për të kryer një pagesë më kanë thirrur dhe më kanë sulmuar. Kam kontaktuar policinë dhe po pres të bisedojë me ta, por që të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Syla pas sulmit fizik.

Deklarate që Syla pati bërë për diasporën ishte kjo:

I lus gërrnaçat që në këtë turrë mi ndreq dhëmbët hatri jonë këtu. Me na ndreq edhe ekonominë tu i ndreq dhëmbët e juaj. Kqyrni ndreqnu edhe thonjtë, feniratnu, edhe poliratni kerret. Hani edhe naj qebap, naj redbull, kush e blen një kofe me akull me vodkë 1L edhe ma mirë… Se ma lirë është. Se a për neve pe bleni? Ne në Gjermani e Zvicër s’ja u qet. Fleni si sardina në konzervë midis Evropës. Për ata mos na teshni. Se për veti e keni. Mirë se vini në Kosovën e lirë. Mks e teproni, se dalim fitim.

Exit mobile version