O’Connell: Shteti s’bëhet me nepotizëm

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, duke i komentuar publikimet e përgjimeve të fundit të bisedave të Adem Grabovcit, Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, ka thënë se shteti s’mund të krijohet e as të funksionojë me nepotizëm.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pas nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi, me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryekuvendarin Kadri Veseli.“I kemi dëgjuar përgjimet e fundit dhe dua të them që shteti nuk funksionon kështu, me nepotizëm. Kjo shkon në dëm të Kosovës. Askush nuk e beson se në Kosovë mund të punësohet dikush në bazë të meritave”, ka thënë O’Connell, raporton Klan Kosova.