Ballina Lajmet Kosovë O’Connell: Konsolidojeni demokracinë, dhuna nuk ju nevojitet

O’Connell: Konsolidojeni demokracinë, dhuna nuk ju nevojitet

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka dënuar sulmin drejt ndërtesës së Parlamentit të Kosovës.

Sipas O’Connell demokracia në Kosovë ka shumë probleme, por dhuna nuk është zgjidhja për ta përmirësuar atë.

“Demokracia në Kosovë ballafaqohet me shumë sfida; të gjithë e kuptojmë këtë”, ka shkruar O’Connell, njofton Klan Kosova.

“Ngjarjet e fundit janë dëshmi se sa shumë Kosovës i duhet një kulturë e demokracisë transparente bazuar në fakte dhe respekt të përbashkët, duke punuar për të mirën e përbashkët dhe jo për interesa private”.

“Natyrisht që unë e dënoj sulmin në ndërtesën e Parlamentit të Kosovës natën e kaluar. E dënoj, sepse ishte një sulm kundër debatit të hapur. E dënoj, sepse rrezikon ta përçajë edhe më shumë politikën në Kosovë. E dënoj, sepse përdorimi i kërcënimit me dhunë për arsye politike kurrë nuk përfundon mirë. E dënoj, sepse është e pavlerë, nuk bën asgjë për të ndihmuar ndërtimin e një demokracie të cilën qytetarët e Kosovës e meritojnë”.

Exit mobile version