Tregtia globale e mallrave ka marrë vrull dhe ka kaluar kulmin e saj të para pandemisë, pavarësisht çështjeve të furnizimit, tha të hënën Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), por fuqia e rimëkëmbjes varet nga qasja në vaksinat kundër COVID-19.
Sipas vlerësimeve të reja nga OBT, vëllimi i tregtisë botërore të mallrave pritet të rritet me 10,8 për qind në 2021 dhe 4,7 për qind në 2022.
Në mars, OBT respektivisht priste një rritje prej 8 për qind dhe 4 për qind.
“Një rikthim i konsiderueshëm mund të pritet duke pasur parasysh shkallën e rënies së tregtisë, që shoqëroi fillimin e pandemisë COVID-19 në vitin 2020, kur vëllimi i tregtisë globale të mallrave u tkurr me 5,3 për qind”, tha Drejtoresha e Përgjithshme e OBT-së, Ngozi Okonjo-Iweala, në një konference per shtyp.
Sipas ekonomistëve të OBT-së, kjo rritje pritet të modelohet, pasi tregtia e mallrave të kthehet në trendin afatgjatë që ishte para pandemisë. /atsh