Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, përmes një postimi në platformën sociale X bëri të ditur se vetëm 10 nga 36 spitalet në Gaza ofrojnë pjesërisht shërbim dhe sistemi shëndetësor mezi mbijeton, transmeton Anadolu.
Ghebreyesus njoftoi se Spitali Amal i Gjysmëhënës së Kuqe në qytetin Khan Younis në jug të Gazës, ndaloi ofrimin e shërbimit shëndetësor për shkak të përleshjeve brenda dhe rreth objektit më 26 mars.
Duke përsëritur thirrjen e tij që t’u jepet menjëherë fund sulmeve ndaj spitaleve në Gaza, Ghebreyesus theksoi se personeli mjekësor, pacientët dhe civilët duhet të mbrohen.