Organizata Botërore e Shëndetësisë, në një betejë kundër shëndoshjes, thotë se yndyrat e ngopura nuk duhet të përbëjnë më shumë se 10 për qind të dietës së një personi.
Në projekt-udhëzim i kësaj organizate për ushqimet yndyrore, thuhet se për të shmangur grumbullimin e kilogramëve, të rriturit dhe fëmijët duhet të sigurojnë që jo më shumë se 10 për qind e kalorive të tyre të vijnë nga yndyra e ngopur.
Kjo lloj yndyre, ndër të tjera, gjendet tek gjalpi, qumështi, mishi, vezët dhe çokollata.
OBSH tha se vetëm 1 për qind ose më pak kalori duhet të jenë nga transfatet, që zakonisht gjenden në ushqimet e pjekura dhe të skuqura, ushqimet e përpunuara dhe vajrat e gatimit.
Rekomandimet e OBSH-së përputhen kryesisht me udhëzimet e ngjashme ushqyese në Britani dhe në SHBA. Agjencia thotë se do të shqyrtojë komentet e jashtme përpara se rekomandimet të finalizohen.