OBSH: Pothuajse 30,000 raste të lisë së majmunëve në Afrikë këtë vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se këtë vit në Afrikë janë regjistruar rreth 30.000 raste të dyshuar të virusit të lisë së majmunit, shumica e të cilave janë në Republikën Demokratike të Kongos.

Sipas raportit të publikuar nga OBSH, nga fillimi i vitit deri më 15 shtator, në kontinentin afrikan u zbuluan 29.342 raste të dyshuara të virusit të lisë së majmunit dhe vdiqën 812 persona.

OBSH deklaroi se në gusht janë konfirmuar 2082 raste të mpox në mbarë botën.

Agjencia e Shëndetit Publik të unionit Afrikan njoftoi se në vitin 2023, 14,957 raste u zbuluan në shtatë vendet e prekura nga epidemia, dhe 739 njerëz vdiqën.

Agjencia njoftoi se numri i rasteve të lisë së majmunëve është rritur me 78.5 për qind që nga viti 2022.

Banka Botërore njoftoi të shtunën se do të japë 128.89 milionë dollarë për dhjetë vende afrikane për të luftuar epideminë.