Nëntë në çdo 10 persona kudo në botë, thith ajër që mban nivele të larta ndotjeje me pjesën më të madhe të kryeqyteteve evropiane, mes atyre që kanë dështuar të arrijnë nivelet e duhura të cilësisë së ajrit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, rreth 7 milionë njerëz vdesin çdo vit si pasojë e ekspozimit ndaj pjesëzave të dëmshme në ajrin e ndotur që hyjnë thellë në mushkëri dhe në sistemet kardiovaskulare, duke shkaktuar probleme shëndetësore, mes të cilave kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe infeksionet ën rrugët e frymëmarrjes.
Në qytetet e vendeve të pasura të Evropës, ajri i ndotur është përkthyer në jetëgjatësi më të ulët. Të dhënat më të fundit të OBSH për cilësinë e ajrit, mbulojnë më shumë se 4300 qytete në 108 vende të botës, duke treguar se përqendrimi i pjesëzave të dëmshme që njihen si PM10 dhe PM2.5 është i lartë. PM 2.5 përfshin ndotës si sulfati, nitrati dhe qymyri i zi, që përbën edhe rrezikun më të madh për shëndetin e njeriut. WHO këshillon vendet të reduktojnë ndotjen e ajrit në vlera prej 20 mikrogramësh për metër kub për PM10 dhe 10 mikrogramë për metër kub për PM 2.5.
Të dhënat tregojnë se shumica e kryeqyteteve evropiane po dështojnë në arritjen e këtyre nivele të rekomanduara. Talin në Estoni, Stokholmi në Suedi dhe Dublini në Irlandë kanë regjistruar disa nga rezultatet më të mira, ndërsa Ankaraja në Turqi, Shkupi në Maqedoni dhe Tbilisti në Gjeorgji, janë qytetet që gjenden më larg objektivave. Kryeqyteti shqiptar, Tirana, sipas të dhënave të OBSH, është një qytet i ndotur, por pozicionohet në mesin e renditjes në një nivel me qytete si Zagrebi, Budapesti, Vilniusi, Varshava, Bukureshti, Moska etj.