Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se ritmi i vaksinimit në Europë nuk është ai që nevojitet për të frenuar rikthimin e infektimeve masive nga Covid 19.
OBSH i ka bërë thirrje vendeve të mos heqin dorë nga masat mbrojtëse, dhe të mos përsërisin gabimin e verës së kaluar, kur kufizimet u zbutën shumë shpejt. “Imunizimi i 80% të të rriturve është ende larg”, tha kreu i kësaj organizate për Europën, Hans Kluge.
“Me shtimin e grumbullimeve sociale, lëvizjet më të mëdha të popullatës, festivalet dhe turnetë sportive gjatë ditëve dhe javëve në vijim, ne i bëjmë Europës të tregohet e kujdesshme”, shtoi ai. Gjatë dy muajve të fundit, rastet e reja të koronavirusit, vdekjet dhe shtrimet në spital kanë rënë ndjeshëm e kjo ka shtyrë 36 nga 53 vendet e rajonit të fillojnë zbutjen e kufizimeve. “Ne të gjithë duhet të njohim progresin e bërë, por duhet ta theksojmë nga ana tjetër se nuk jemi aspak jashtë rrezikut”, theksoi eksperti.
Në mënyrë të veçantë, Kluge u përqendrua tek varianti Delta i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi, të cilin e përshkroi si “mjaft shqetësues”. Sipas tij, ky variant, “tregon rritje të ndjeshme të transmetueshmërisë dhe sidomos personat e moshës mbi 60 vjeç mbeten sipas ekspertit, veçanërisht të rrezikuar. /tch