OBSH: Pandemia është ende në një situatë mjaft të rrezikshme

Ghebreyesus

Ky vlerësim i Ghebreyesus erdhi gjatë ditës së hapjes së Asamblesë 74. Botërore të Shëndetësisë, organi më i lartë vendimmarrësi i OBSH, ku ai foli në lidhje me pandeminë COVID-19 që vazhdon të ketë nën ndikimin e saj tërë botën.

Duke tërhequr vëmendjen se këtë vit, deri më tani, janë raportuar më shumë raste të infektimit me koronavirus sesa totali i rasteve në vitin 2020, kreu i OBSH-së tha se vdekjet gjithashtu do të tejkalojnë numrin e përgjithshëm të vitit të kaluar brenda disa javësh.

Pasi theksoi se “pabarazitë skandaloze” në shpërndarjen e vaksinave bëjnë që pandemia të vazhdojë, dr. Ghebreyesus u bëri thirrje shteteve anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të mbështesin fushatat e vaksinimit për të siguruar vaksinimin e të paktën 30% të banorëve në secilin vend deri në fund të këtij viti.

Ai po ashtu njoftoi se OBSH-ja vlerëson që të paktën 115.000 punonjës të kujdesit shëndetësor kanë humbur jetën në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit. /trt