Varianti Omicron i koronavirusit është zbuluar në të paktën 57 vende, sipas kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili u bën thirrje qeverive të veprojnë më shpejt.
”Në Afrikën e Jugut, numri i rasteve të Omicron po rritet me shpejtësi. Megjithatë, Omicron u zbulua kur transmetimi i Delta ishte shumë i ulët, kështu që kishte pak konkurrencë”, theksoi Tedros.
Ai ishte shpërfillës ndaj raporteve fillestare që sugjeronin se lloji Omicron çoi në një kurs më të butë të Covid-19 në Afrikën e Jugut duke thënë se ishte shumë herët për ta thënë këtë.
Tedros u bëri thirrje qeverive që të marrin seriozisht masat parandaluese dhe t’i zbatojnë ato.
“Nëse vendet presin që spitalet e tyre të fillojnë të mbushen, është tepër vonë. Mos pritni. Veproni tani”, ishte apeli i tij.
Komentet e tij erdhën pasi kreu i prodhuesit më të madh të vaksinave në botë, ”Serum Institute”, me qendër në Indi, tha se do të përgjysmonte prodhimin e vaksinës AstraZeneca. /aa