OBSH: Aprovohet përdorimi urgjent i vaksinës AstraZeneca

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka aprovuar përdorimin urgjent të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të cilën e ka zhvilluar Oxford dhe AstraZeneca, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën për media deklaroi se gjithçka që nevojitej për të siguruar shpërndarjen e shpejtë të vaksinave është siguruar, por se një rritje në prodhim është ende e nevojshme.

Ghebreyesus theksoi se përdorimi emergjent i vaksinës AstraZeneca është aprovuar dhe vuri në dukje se vaksinat u prodhuan në AstraZeneca/SKBio në Korenë e Jugut dhe Institutin për serum në Indi.

Zëvendës drejtoresha e përgjithshme e OBSH-së, dr. Mariangela Simao, tha se vendet që nuk kanë pasur qasje në vaksina më në fund do të jenë në gjendje të fillojnë të vaksinojnë punonjësit e shëndetësisë dhe grupet e rrezikut.

Vaksina AstraZeneca morën aprovim në më shumë se 50 vende, në mesin e të cilave në Britani të Madhe, Indi, Argjentinë dhe Meksikë.