Ballina Artikuj Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Nga: Jusuf Thaçi /fb

Pavarësisht debatit të ashpër mes palëve në Kosovë në lidhje me objektin e dhunshëm që gjendet në truallin e Universitetit të Prishtinës, në zemër të Prishtinës, të gjitha palët (shqiptarët) pajtohen në një pikë. Të gjithë pajtohen se ai është një objekt që simbolizon dhunën, robërinë, sundimin, shfarosjen, fashizmin e shovinizmin serb ndaj shqiptarëve. Ai objekt, këmbë e kokë – simbolikisht e praktikisht, personifikon Millosheviqin dhe Arkanin, më çnjerëzorët e botës të shekullit XX, vrasësit masivë të shqiptarëve, por edhe të boshnjakëve e të kroatëve.

Tani kemi tri palë debatuese që ofrojnë tri alternativa të ndryshme për fatin e këtij objekti, të cilat duhet shqyrtuar me vëmendje për të qenë në gjendje për t’u pozicionuar secili prej nesh. Në këtë shkrim janë trajtuar këto tri alternativa, ku janë argumentuar të mirat dhe të këqijat e secilës prej tyre.

Por, nuk duhet harruar se e gjithë bota e di se ky objekt është ndërtuar nga mendësia e nga dora e Millosheviqit dhe e Arkanit. Pra është ndërtuar dhunshëm nga vet djalli dhe si i tillë nuk mund të jetë Shtëpi e Zotit, sepse është shtëpi e dhunës. Këtë e di edhe politika serbe, edhe kleri ortodoks serb edhe ne shqiptarët. Por, çuditërisht, veç serbët janë aq djallëzorë e veç shqiptarët aq naivë, sa simbolin e dhunës ta mbrojnë n’emër t’paqes, sa objektin e djallit ta mbrojnë n’emër t’Zotit!

Exit mobile version