Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dënoi fuqishëm ndalimin e forcave izraelite për mijëra palestinezë që të arrinin në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, duke i sulmuar ata, raporton Anadolu.
Në një deklaratë, OBI dënoi sulmin ndaj besimtarëve palestinezë duke përdorur gaz lotsjellës, si dhe arrestoi qindra persona që po përpiqeshin të merrnin pjesë në namazin e xhumasë në vendin e shenjtë. Sipas OBI-s, kufizimet dhe sulmet e këtilla janë “një shkelje flagrante e të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare”.
Organizata e vendeve islame i kërkoi “komunitetit ndërkombëtar të marrë përgjegjësinë e tij drejt detyrimit të Izraelit, fuqisë pushtuese, për të ndalur të gjitha shkeljet e përsëritura të lirisë së adhurimit dhe përdhosjen e vendeve të shenjta duke theksuar nevojën për të ruajtur statusin historik dhe ligjor në Xhaminë Al-Aksa”.
Izraeli ka kufizuar qasjen e besimtarëve palestinezë në Xhaminë Al-Aksa mes tensioneve në rritje në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar për shkak të ofensivës së vazhdueshme të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, ku janë vrarë mbi 33 mijë njerëz.
Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke thënë se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Më pas, Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.
“We are here O Aqsa” pic.twitter.com/68hpMHKfpQ
— Abdul Wahid (@AbdulWahid_X) April 5, 2024