Obama lavdëron Harvardin, u bën thirrje universiteteve të tjera të ndjekin shembullin

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka lavdëruar Universitetin e Harvardit për qëndrimin e tij në mbrojtje të lirisë akademike dhe i ka bërë thirrje institucioneve të tjera arsimore që të ndjekin shembullin.

Në një postim në rrjetet sociale, Obama tha se Harvard kishte treguar lidership duke “refuzuar një përpjekje të paligjshme dhe të ngathët për të frenuar lirinë akademike” dhe duke ndërmarrë hapa konkretë për të garantuar një ambient ku studentët të mund të përfitojnë nga kërkimi intelektual, debati i hapur dhe respekti i ndërsjellë.

“Le të shpresojmë që edhe institucionet e tjera do të ndjekin shembullin,” përfundoi ai.