Një gjarpër ‘pushtoi’ fushën e kriketit në Siri Lanka teksa luante Galle Titans dhe Dambulla Aura. Për pasojë ndeshja u ndërpre për disa minuta.
Siç shkruan Reuters që përcjell dhe këto pamje, kjo situatë krijoi konfuzion tek lojtarët. Gjarpri nuk ishte helmues, por tepër i madh sa për të marrë vëmendjen e të gjithëve.
Një nga komentatorët dëgjohet teksa thotë:”O Zot shihe atë! E vetmja gjë që më frikson. Nuk dua të jem aty”.
Për të larguar gjarprin nga fusha e blertë, u thirrën ekspertët e kafshëve të egra, duke kthyer kështu lojën në normalitet.