Facebook, Twitter dhe mediat të tjera sociale kanë marrë një ultimatum nga Bashkimi Europian: eliminoni përmbatjet me urrejte nga platformat tuaja, ose do të përballeni me pasoja ligjore!
Rregullatorët europianë kërkojnë prej vitesh që kompanitë e medieve sociale të eliminojnë postimet raciste dhe të dhunshme nga platformat e tyre, e duket se tashmë iu është sosur durimi.
Facebook, Twitter, Microsoft, Google janë zotuar se do të bëjmë më shumë, madje në maj të vitit 2016 premtuan se do të rishikojnë shumicën e postimeve problematike të sinjalizuara nga përdoruesit brenda 24 orësh, e se do të eliminojnë përmbatjet e jashtëligjshnme.
Por Komisioni Europian tha se këto kompani kanë dështuar në përpjekjet e tyre dhe nuk veprojnë shpejt sa duhet. Sipas KE-së, medieve sociale në shumë raste i duhet më shumë se një javë që të eliminojë përmbajtjet e jashtëligjshme të postuara në platformat e tyre.
Brukseli njoftoi se, nëse për pak muaj situata nuk ndryshon, do të miratojë ligje për të gjobitur këto kompani. Dihet që BE-ja është tejet e ashpër në raste të tilla. Mjafton të përmendim gjobën prej 2.8 miliardë dollarësh ndaj Google për monopol.
Por disa vende europiane nuk kanë më as durimin të presin BE-në. Në maj, Gjermania miratoi ligjin që gjobit me 50 milionë euro Facebook-un apo të tjerë, që nuk eliminojnë brenda 24 orësh postime raciste dhe me urrejtje, ndërsa Britania e Madhe dhe të tjerë janë duke i konsideruar këto masa./Mesazhi/