Nxirret në sipërfaqe vetura me targa të Kosovës, konfirmohen 2 trupa njerëzish brenda

Vetura e familjes nga Kosova që kishte rënë në lumin Lepenc në Maqedoninë veriore është nxjerrë në mbi sipërfaqe të tokës.

Siç raporton Klan Macedonia brenda veturës gjend dy trupa.

Mediat nga Maqedonia: Vetura në lumin Lepenc është e familjes nga Kosova

Ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin në sipërfaqe veturën që ndodhej brenda lumit Lepenc.

Siç raporton mediumi Klan Macedonia nga vendngjarja, vetura është e familjes nga Kosova dhe brenda saj ka trupa njerëzish.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtarë.

Tre anëtarë të kësaj familje ende nuk janë gjetur pasi kishin rënë në lumë pas një aksidenti me veturë të shtunën.

Ndërsa, një persona është gjetur i gjallë të shtunën.

Një 64-vjeçari nga Shkupi është arrestuar nga policia pas aksidentit të së shtunës kur një automjet me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc, rrugës për në Bllacë.

I arrestuari dyshohet si pjesëmarrës në aksidentin mes veturës me targa të Kosovës dhe automjetit të drejtuar prej tij me targa të Shkupit.