DGX Spark u prezantua në CES 2025 nën emrin e koduar Project Digits ndërsa sot Nvidia tha se do të kushtojë 3,000 dollarë dhe është superkompjuteri AI më i vogël në botë.
Nvidia është duke ndërtuar një superkompjuter desktop. Në konferencën GTC të kompanisë ditën e Marte, CEO Jensen Huang prezantoi DGX Spark dhe DGX Station.
DGX Spark u prezantua në CES 2025 nën emrin e koduar Project Digits ndërsa sot Nvidia tha se do të kushtojë 3,000 dollarë dhe është superkompjuteri AI më i vogël në botë.
Karakterizohet nga një superçip GB10 Grace Blackwell i cili është tkurrur mjafueshëm për të akomoduar në një minikompjuter në madhësinë e Mac Mini.
Për hulumtuesit dhe shkencëtarët e të dhënave që kanë nevojë për më shumë fuqi AI, DGX Station karakterizohet nga superçipi GB300 Grace Blackwell Ultra Desktop.
GB300 ka një performancë prej 20 petaflops dhe 784GB memorie e unifikuar. Për këtë të fundit Nvidia ende nuk zbuloi çmimin edhe pse kompania tha se do të vijë në fund të vitit. ASUS, BOXX, DELL, HP, Lambda dhe Supermicro janë duke krijuar versionet e tyre.