Nvidia thotë se përmirësimet e sjella nga Multiple Frame Generation në RTX 5090 do të mundësojnë 4K 240FPS me ray-tracing.
Nvidia prezantoi DLSS 4, versionin më të fundit të teknologjisë së saj të përmirësimit të imazhit në kohë reale, në CES 2025. Do të vijë tek të gjitha kartat grafike RTX, përfshirë seritë RTX 20 të cilat nuk shiten më që prej 2020, por modelet e vjetra do të kenë në dispozicion të gjitha veçoritë e teknologjisë së re.
Në seritë e reja RTX 50, DLSS 4 do të mundësojë Multi Frame Generation. Funksionaliteti gjeneron deri në tre imazhe shtesë për çdo imazh të pasqyruar dhe mund të ndihmojnë në shumimin deri në 8 herë të fps.
Nvidia thotë se përmirësimet e sjella nga Multiple Frame Generation në RTX 5090 do të mundësojnë 4K 240FPS me ray-tracing.
Për më tepër DLSS 4 përfaqëson atë që kompania e quan si “përditësimi më i madh i modeleve AI” që prej lançimit të DLSS 2. DLSS Ray Reconstruction, DLSS Super Resolution dhe DLAA do të fuqizohen nga modelet AI si ChatGPT dhe Gemini.
Një total prej 75 lojërash do të suportojnë DLSS 4 që prej ditës së parë. Kur kartat RTX 50 të dalin në shitje, lojërat si Alan Wake dhe Cyberpunk 2077 do të përditësohen me Multi Frame Generation.