Sistemi në madhësinë e një desktopi mund të përpunojë modele AI me 200 miliardë parametra dhe ka një çmim fillestar prej 3,000 dollarë. Është shumë i ngjashëm me Mac Mini për nga paraqitja.
Nëse keni menduar ndonjëherë të pasurit të një superkompjuteri AI personal, Nvidia ka menduar për ju gjithashtu.
Prodhuesi i çipeve tha në CES 2025 se po lançon një superkompjuter personal AI quajtur Project Digits në Maj.
Zemra e produktit do të jetë superçipi Blackwell GB10 i cili ka fuqi të mjaftueshme për të operuar modele AI të sofistikuara duke qenë gjithashtu kompakt për tu vendosur mbi një tavolinë apo të ushqehet nga një prizë standarde.
Sistemi në madhësinë e një desktopi mund të përpunojë modele AI me 200 miliardë parametra dhe ka një çmim fillestar prej 3,000 dollarë. Është shumë i ngjashëm me Mac Mini për nga paraqitja.
“AI do të jetë standard në çdo aplikacion për çdo industri. Me Project Digits, superçipi Grace Blackwell vjen te miliona zhvillues, “tha CEO i Nvidia Jensen Huang në një deklaratë për shtyp.
Çdo sistem Project Digits vjen me 128GB memorie të unifikuar dhe 4TB memorie NVMe. Për aplikacionet më të rënda, dy sisteme Project Digits mund të kombinohen së bashku për të përpunuar modele me 405 miliardë parametra. Kujtojmë se modele më i mirë i Meta, Llama 3.1, ka 405 miliardë parametra.
Çipi GB10 ofron performancë AI prej 1 petaflop (që do të thotë se performon 1 kuadrilion llogaritje AI çdo sekondë. Përdoruesit që e blejnë këtë sistem do të fitojnë qasje në librarinë e softuerëve të Nvidia, përfshirë mjete te zhvillimit, të orkestrimit, dhe modele të para-trajnuara të disponueshme përmes katalogut Nvidia NGC.
Përdoruesit mund të zhvillojnë dhe testojnë modelet e tyre AI lokalisht në Project Digits dhe më pas ti implementojnë në shërbime cloud apo infrastruktura të qendrave të të dhënave.