Vlera e aksioneve të Nvidia bëri që kompania të mbyllte ditën me vlerë tregu prej 3.65 miliardë dollarë dhe marrë vendin e parë nga Apple si kompania më me vlerë në botë.
Aksionet e Nvidia prekën nivele rekord ditën e Enjte ndërsa prodhuesi i çipeve u bë kompania e parë që kapërcen vlerën e 3.6 trilionë dollarë, me mbarë Wall Street që u rrit në përgjigje të rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Prodhuesi dominues i çipeve shikoi vlerën e aksioneve të rritej me 2.2 përqind në vazhdën e një optimizmi investitorësh për ulje taksash dhe më pak rregullime pasi kandidati Republikan fitoi zgjedhjet të Martën.
Vlera e aksioneve të Nvidia bëri që kompania të mbyllte ditën me vlerë tregu prej 3.65 miliardë dollarë dhe marrë vendin e parë nga Apple si kompania më me vlerë në botë.
Edhe aksionet e Apple u rritën me 2.1 përqind të Enjten duke vlerësuar gjigantin e iPhone me 3.44 miliardë dollarë. Indeksi i teknologjisë S&P 500 është rritur me 4 përqind që kur Trump fitoi zgjedhjet.
Nvidia padyshim kaq qenë fitimtari i madh i garës AI mes Microsoft dhe Google ndërsa gjigantët e industrisë po garojnë për të ndërtuar kapacitetet e tyre AI dhe dominuar teknologjinë në rritje.
Gjatë Nëntorit vlera e tregut të gjigantit të çipeve është rritur me 12 përqind dhe këtë vit është trefishuar. Më 20 Nëntor kur Nvidia të raportojë financat, analistët parashikojnë rritje të ardhurash me 80 përqind