Ballina Lajmet Kosovë Nuredin Lushtaku dërgohet në mbajtje për 48 orë

Nuredin Lushtaku dërgohet në mbajtje për 48 orë

Ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Po, është dërguar në mbajtje” – tha Preteni.

Ai shtoi se Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimin ndaj ish-kryetarit të komunës së Skënderajt Nuredin Lushtaku, dhe dy personave të tjerë me inicialet F. L dhe A.L.

Preteni tha se seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Lushtakut dhe dy të tjerëve është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore dhe pritet të vendoset se çka do të ndodh tutje.

Ish-nënkryetari i Skenderajt kishte qenë në arrati derisa sot është dorëzuar në polici.

Ai dyshohet se më 2 korrik rreth mesnatës së bashku me familjarët i kishte sulmuar policët të cilët e kishin gjobitur djalin e tij.

Dy nga ta kanë pësuar lëndime.

Njëra nga ta ishte plagosur me armë zjarri në këmbë derisa tjetri kishte marrë plagë në kokë nga mjeti i fortë.

Exit mobile version