Numri i refugjatëve në Turqi më i madh se popullsia e 61 vendeve

Numri i 3 milionë refugjatëve të ardhur në Turqi tejkalon numrin e popullsisë të 61 vendeve. Këta refugjatë janë larguar nga lufta e brendshme apo trazirat në vendet e tyre të cilat në vitet e fundit kanë shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve pas Luftës së Dytë Botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar, në të dhënat e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) për vitin 2015 vihet në dukje se në gjithë gjithë botën ndodhen 21.3 milionë refugjatë.

Ndërsa Turqia ka strehuar 2.8 milionë persona të cilët janë larguar kryesisht nga lufta e brendshme në Siri.

Gjithashtu në Turqi ndodhen edhe 291 mijë persona të ardhur nga vendet si Afganistani, Irani, Somalia dhe vendet e tjera. Në Turqi jetojnë si refugjatë në total më shumë se 3.1 milionë persona, gjë e cila e bën Turqinë të renditet në mesin e vendeve që kryesojnë në strehimin e personave që kërkojnë mbrojtje.

Numri i refugjatëve në Turqi në krahasim me 193 vendet anëtare të OKB-së është më shumë se popoullsia e 61 vendeve, ku numri i refugjatëve që jetojnë në kampet e ndërtuara për refugjatët kalon popullsinë e disa vendeve.

Vetëm në kampet në qytetin Şanlıurfa jetojnë 114 mijë refugjatë, në Gaziantep 39 mijë, në Kilis 36 mijë 885, në Kahramanmaraş 23 mijë e 709, në Hatay 19 mijë e 960, në Malatya 10 mijë e 236 në Osmaniye 7 mijë e 250.

Këto shifra tejkalojnë numrin e popullsisë së vendeve si Tuvalu me popullsi prej 9.975 banorë, Nauru me 10.301, Palau me 21.069, San Marino me 32.104, Monako me 38.010, Liechtenstein me 38.022, Ishujt Marshall me 53.132, Saint Kitts dhe Nevis me 56.780, Andorra me 68.728, Dominika me 73.353, Antigua dhe Barbuda me 93.659, Sejshellet me 97.539, Mikronesia me 105.556, Tonga me 107.797, Grenada me 107.850, St. Vincent Grenadines me 109.895.

Gjithashtu numri i refugjatëve është edhe më i madh se popullsia e disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si Lituanisë me 2.8 milionë, Sllovenisë me 1.9 milionë, Letonisë me 1.9 milionë, Estonisë me 1.2 milionë, Luksemburgut me 582 mijë dhe Maltës me 415 mijë banorë.